Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Tri raste janë raportuar në rajonin e Prishtinës, dhe një në Klinë.
Lidhur e këto raste, dy persona janë dërguar në mbajtje.
Postimi i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
· Podujevë / 30.03.2025 – 19:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar përmes rrjeteve sociale e kishte kanosur viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.
· Podujevë / 31.03.2025 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje dyshohet se i ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë si dhe kishte demoluar disa orendi shtëpiake. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë / 31.03.2025 – 15:00. Është raportuar se ndaj viktimës femër kosovare është kryer vepra e lartcekur nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
. Klinë / 31.03.2025 – 22:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.