×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Katër raste të dhunës në familje të raportuara në një ditë, vetëm një person dërgohet në mbajtje

    Reporteri
    18 Shkurt 2025 | 10:33

    Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orëshin e fundit në Policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Dy raste janë raportuar në Prishtinë, dhe nga një në Podujevë dhe Vushtrri.

    Lidhur me këto raste, vetëm një person është dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i policisë:

    DHUNË NË FAMILJE

    · Prishtinë 15.02.2025-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën bashkëjeton. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

    · Prishtinë 17.02.2025-09:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

    · Podujevë 17.02.2025-20:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka shkaktuar presion psikik nënës se tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    . Vushtrri 17.02.2025-19:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!