Në Kosovë sot ka shkuar në 13 në total numri i rasteve të prekura me coronavirus, dhe katër rastet e fundit është raportuar se janë familjarë të të prekurit të parë nga Vitia. Reporteri.net, ka mësuar se tre janë të rinj dhe një grua e moshuar.
Nga nëntë sa ishte deri dje, sot në trembëdhjetë ka shkuar numri i raste të shënuara me coronavirus në Kosovë.
Gazeta Online Reporteri.net, mëson se katër personat e konfirmuar rishtas me coronavirus janë një 17, 10 dhe 6 vjeçar, edhe një gura e moshuar. Të gjithë këta janë familjarë të 77 vjeçarit që ishte kthyer nga Italia në Viti, nga edhe e kishte sjellë virusin.
“Sipas informatave të fundit që i kemi marrë janë shtuar edhe katër raste dhe tani numri ka shkuar në 13 në Kosovë. Janë familjarë të ngushtë të pacientit të identifikuar në Viti. Ata po qëndrojnë të vetizoluar dhe janë në gjendje shëndetësore të mirë”, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.