Katër persona janë arrestuar mbrëmë në Pejë, si të dyshuar pёr veprat penale ‘vrasje nё tentativё’, ‘lёndim i rёndё trupor’ dhe ‘pjesёmarrje nё rrahje”.
Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 23:00, ka pranuar një njoftim për një rrahje të ndodhur në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejës.
Në vendin e ngjarjes ku ka hasur në dy persona të dyshuar dhe një viktimë.
Nga hetimet e para, ka rezultuar se rrahja ka shpërthyer pas një sulmi të kryer nga tre persona ndaj të dyshuarit të katërt dhe viktimës.
Sipas informacionit të policisë, gjatë përleshjes, i dyshuari i katërt ka përdorur një mjet të mprehtë (thikë) dhe ka therur dy nga të dyshuarit, duke shkaktuar lëndime trupore.
“Pas ndërhyrjes së shpejtë nga autoritetet dhe mbërritjes në vendngjarje, të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka njoftuar policia.
Ndërkohë, pas intervistimit, prokurori i shtetit ka dhënë urdhër për ndalimin e tre të dyshuarve për 48 orë, ndërsa njëri nga ata është liruar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.