×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Katër të lënduar në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Pejë

    Reporteri
    01 Qershor 2024 | 17:55

    Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti komunikacioni  që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë.

    Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 17:00 janë përfshirë tri vetura.

    “Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Praku i Biznesit). Njësiti policor që i është përgjigjur rastit, njofton se në aksident janë përfshirë tri vetura, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.

    Në pamjet e publikuara më parë nga gazeta online Reporteri.net shihet një kombibus që është rrokullisur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!