×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Katër të lënduar në një aksident në Rrugën B

    Reporteri
    09 Maj 2025 | 21:37

    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën B në Prishtinë.

    Në aksident janë përfshirë tri automjete.

    Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën B në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.”, ka thënë Ahmeti.

    Ajo ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!