×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, policia jep detaje

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 18:23

    Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.


    “Me daten 09/06/2020 rreth orës 16:40 në rrugën Prishtine-F.Kosovë , është shkaktuar një aksident trafiku rrugor me lëndime trupore , ku janë të përfshira dy automjete: 1. Opel Astra ngjyre hiri pa targa, shofer(i lënduar) . dhe 2. VW Pollo ngjyre e zeze me targa vendore, shofer(i lënduar). Lëndime kane marr edhe 2 persona tjerë(pasagjerë).”, ka thënë Hoxha për Reporteri.

    Sipas tij. policia me njësitet e saj po kryen hetimet lidhur me shkaktarin e aksidentit dhe sipas informatave fillestare shkaktari dyshohet të jetë lëvizja me automjet në rrugë një kahore.

    “Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetaret qe gjate qarkullimit me automjetet e tyre te jene me vigjilent dhe shenjat e trafikut t’i respektojnë me përpikëri. Përndryshe Policia e Kosovës vazhdon dhe do të vazhdoj ndërmarrjen e masave rigoroze ndaj të gjithë atyre qe shkelin rregullat e trafikut rrugor dhe zero tolerance do te aplikohet ne ketë aspekt, me te vetmin qellim sigurinë më të madhe ne rruget tona dhe shmangien e aksidenteve rrugore” tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!