Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, me 5 nëntor të 2016-tës, në rrethana ende të pasqaruara, vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
E sot në katër vjetorin e vdekjes së tij, Vetëvendosje duke filluar në ora 09:30 do të bëjnë homazhe tek varri i Astrit Deharit në Zllatar.
Ndërkohë që në ora 12:00 Vetëvendosje do të mbajë konferencë për media për rastin Dehari.
“Në ora 20:00 të gjithë aktivistët, anëtarët e simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje por edhe qytetarët janë ftuar që të ndezin qirinj në ballkonet e shtëpive e banesave në përkujtim të jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Dehari”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.