Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, në vend kanë ndodhur katër vrasje për tokë. Rasti i fundit është në Viti, ku mbeti i vrarë 59 vjeçari, Muhamet Ismajli nga fshati Sadovinë e Çerkezëve në Viti. Atij dje iu dha lamtumira e fundit në varrezat e këtij fshati, shkruan Express.
Tunë Bezhi 40 vjeçar nga fshati Marmull i Gjakovës u vra në mars për 15 ari tokë.
Po gjatë muajit mars për shkak të trashëgimisë (kontest pronësor) I.G. 64 vjeçar dyshohet se u vra nga vëllai. Vrasja e rëndë ndodhi në fshatin Studenqan të Suharekës.
M.N 49 vjeçar u gjet i vdekur të dielën në fshatin Reka e Allages në Rugovë, për shkak të lëdnimeve që mori nga sëpata prej disa familjarëve të tij. Vrasja ndodhi për shkak të malit.
Ndërsa, për tokë u vra të enjtes Muhamet Ismajli 59 vjeç nga fshati Sadovinë e Çerkezëve në Viti. Atij dje iu dha lamtumira e fundit në varrezat e këtij fshati
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.