Katër zyrtarë të Komunës së Obiliqit, anëtarë të Komisionit për përzgjedhjen e përfituesve të së drejtës në banim për familjet me asistencë sociale, kanë marrë 3 mijë euro nga komuna, për mbledhjet që i kanë mbajtur.
Në urdhëresën për pagesën e këtyre mjeteve që mban nënshkrimin e Xhafer Tahirit, kryetarit të Obiliqit, specifikohet se secili nga katër zyrtarët i ka marrë nga 750 euro. Vetëm një mbledhje është llogaritur në koston e 50 eurove, raporton Express.
Nga ju kërkojmë që t’i lejoni mjetet në shumën prej 3.000.00€ (15 takime nga 50.00€ – 3,000.00€ x 4 – 3.000.000 € për pagesen e mëditjeve për muajin tetor dhe nëntor/2020″, thuhet ndër tjerash në dokumentin e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme të Komunës.
Këtë dokument e ka publikuar të shtunën mbrëma, Valon Prestreshi, Kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Mirëpo, pak minuta pas orës 23:54, Prestreshi i ka rënë pishman dhe e ka fshirë postimin, ku bënte pyetje zyrtarëve të Obiliqit se pse po ia fyejnë inteligjencën me këto pagesa.
Aktualisht, Komuna e Obiliqit udhëhiqet nga Xhafer Gashi i AAK’së, i cili është në krye të qytetit prej vitit 2013, kur pushtetin e kishte pasur LDK’ja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.