×
  • Lajme
  • Lajme

    “Neveritëse” – Katolikët u përmendën si kategori e veçantë në aktakuzën e Thaçit dhe të tjerëve, reagon publicisti Ndue Ukaj

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 11:07

    Gjykata Speciale dje ka publikuar aktakuzën e konfirmuar ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.


    Në një pjesë të kësaj aktakuze ku pretendohet për krimet që kanë kryer krerët e UÇK-së, Specialja ka paraqitur katolikët si grup i veçantë, bashkë me serbët, ashkalinjët dhe romët.

    Për këtë formulim të Speciales ka reaguar shkrimtari dhe publicisti Ndue Ukaj.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ukaj ka thënë se formulimi i tillë është i marrë, puro politik dhe përbën një mega skandal.

    “E vërteta është se shqiptarët – katolikë, myslimanë, protestanë dhe të pafe – së bashku kanë zhvilluar luftë për liri, pavarësi dhe demokraci, në atdheun e tyre autokton, ku janë shtypur e vrarë nga regjimi barbar i Serbisë. Një tendencë e tillë qartësisht ka prapavijë të rrezikshme politike”, ka shkruar Ukaj.

    Reagimi i plotë: 

    Si shqiptar katolik dhe si qytetar i këtij vendi ndiehem tmerrësisht i fyer dhe i ofenduar nga formulimet neveritëse të Gjykatës Speciale, në aktakuzën e së cilës kundër krerëve të UÇK-së, katolikët paraqiten si grup i veçantë, bashkë me serbët, ashkalinjët e romët.

    Një formulim i tillë është i marrë, puro politik dhe përbën një mega skandal, prandaj edhe duhet t’a shqetësojë secilin shqiptar, e veçanërisht shqiptarët katolikë.

    E vërteta është se shqiptarët – katolikë, myslimanë, protestanë dhe të pafe – së bashku kanë zhvilluar luftë për liri, pavarësi dhe demokraci, në atdheun e tyre autokton, ku janë shtypur e vrarë nga regjimi barbar i Serbisë.

    Një tendencë e tillë qartësisht ka prapavijë të rrezikshme politike.

    Sepse ne të gjithë e dimë se shqiptarët kështu dëshiron t’i paraqes vetëm Serbia.

    Një pretendim i tillë është ahistorik, jo etik dhe më së paku ka të bëjë me drejtësi. Prandaj, asnjë shqiptar nuk duhet ta gëlltit këtë intrigë të rrezikshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!