×
  • Lajme
  • Lajme

    KDI: Pa mobilizim të përgjithshëm, nuk ka luftë kundër korrupsionit

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 11:44

    Instituti Demokratik i Kosovës në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit ka njoftuar ka vazhduar edhe sivjet të monitorojë procesin e prokurimit publik, me fokus në sektorin e shëndetësisë, për të siguruar që blerjet dhe shërbimet gjatë emergjencës shëndetësore të jenë transparente, në përputhje me ekonominë e tregut të lirë dhe konform nevojave të qytetarëve.

    Sipas një komunikate për media, KDI ka vazhduar me ofrimin e ndihmës juridike falas për viktimat e korrupsionit, dëshmitarët dhe sinjalizuesit e veprave korruptive. Sipas njoftimit, shumë punëtorë të cilët kishin humbur vendet e punës gjatë pandemisë apo nuk kishin realizuar të drejtën e pagesës nga pakoja emergjente kanë kërkuar ndihmë ligjore.

    “Në këtë ditë përshëndesim miratimin e Strategjisë për sundimin e ligjit 2021 – 2026, pjesë e së cilës është edhe lufta kundër korrupsionit, por përsërisim shqetësimin tonë për mungesën e një Strategjie Kombëtare Kundër-Korrupsion, nga e cila do të dilnin veprime dhe përgjegjësi konkrete për të gjitha institucionet e thirrura për të luftuar korrupsionin. Kërkojmë nga institucionet vendore që, në vend se të drejtojnë gishtin nga njëra-tjetra në kërkim të fajtorit për mungesë të sundimit të ligjit dhe nivelin e lartë të korrupsionit, të bëhen bashkë në një front të vetëm në luftë kundër korrupsionit”, thuhet në njoftim.

    KDI-ja u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë më kërkues për rezultate dhe të mos heshtin ndaj keqpërdorimeve, nepotizmit dhe keqmenaxhimit të resurseve publike.

    Ndërkaq i kanë bërë thirrje Qeverisë ta procedojë të gjithë pakon e ligjeve kundër-korrupsion dhe ta bëjë qytetarin hisedarë të këtyre ligjeve.

    “Kuvendit I kërkojmë të ta ketë prioritet mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve kundërkorrupsion. Subjekteve Politike u kërkojmë të jenë transparente dhe llogaridhënëse në raport me financimin dhe shpenzimet e tyre. Vetëm duke përqafuar vlerat e qeverisjes së mirë brenda subjektit, do të mund ta ndërrojmë kulturën qeverisëse. Institucioneve të drejtësisë u kërkojmë që të ngrisin efikasitetin e punës dhe cilësinë e shërbime sepse vetëm duke rezultatet e kthejnë besimin në institucione”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!