×
  • Lajme
  • Lajme / Situata politike

    KDI pas takimit me Osmanin: Mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në të njëjtën ditë është e papranueshme

    Reporteri
    05 Qershor 2025 | 20:21

    Përfaqësues të KDI-së janë  takuar sot me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar për situatën politike në vend, lidhur me të cilën KDI ka shprehur shqetësimin e saj për krizën e krijuar.

    Në njoftimin e KDI-së, është theksuar se si shoqëri civile, e kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në të njëjtën ditë, duke e cilësuar të njëjtën si një gjë si të ‘‘papranueshme’’.

    “Ditën e përmbyllëm me një takim me Presidenten e vendit, znj. Vjosa Osmani Sadriu për të artikuluar shqetësimin tonë për krizën politike dhe institucionale dhe për të diskutuar opcionet për zhbllokimin e situatës. Theksuam se për ne si shoqëri civile, organizimi i zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në të njejtën ditë është i papranueshëm.”, është shkruar nga KDI.

    Tutje, KDI thekson edhe se mbeten të përkushtuar për të ofruar kontributin e tyre në lehtësimin dhe zgjerimin e dialogut ndër-partiak.

    “Ne mbetemi të përkushtuar për të ofruar kontributin tonë në lehtësimin dhe zgjerimin e dialogut ndër-partiak por edhe me qytetarët e vendit për të tejkaluar ngërçin politik e institucional.”, përfundohet nga KDI.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!