×
  • Lajme
  • Lajme / Dështimi i seancave

    KDI: Presidentja t’i thërrasë liderët e partive në takim për të diskutuar zgjidhjen

    Reporteri
    25 Prill 2025 | 16:41

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas dështimit për herë të gjashtë të konstituimit të Kuvendit, duke e quajtur procesin aktual parlamentar “cikël absurd seancash çdo 48 orë”, pa reflektim politik dhe pa asnjë rezultat konkret. KDI-ja i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që të marrë rol më aktiv duke thirrur takim me liderët e partive parlamentare, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për dalje nga situata.

    Sipas KDI-së, mungesa e një përpjekjeje serioze për të arritur marrëveshje që siguron shumicën parlamentare, si dhe përsëritja e kandidaturës së njëjtë për pozitat udhëheqëse, e ka shndërruar këtë proces kushtetues në një formalitet të zbrazët që nuk sjell zgjidhje.

    “Rregullorja e Punës së Kuvendit ka kuptim vetëm nëse respektohet në frymën e saj – për të garantuar funksionalitetin e institucionit. Ajo nuk mund të keqpërdoret si mburojë për mungesën e vullnetit politik, e aq më pak për të justifikuar një gjendje të pafund bllokade”, thuhet në reagimin e KDI-së.

    Në këtë drejtim, KDI-ja i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që të marrë rol më aktiv duke thirrur takim me liderët e partive parlamentare, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për dalje nga situata.

    “Kushtetuta i njeh Presidentes mandatin për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve. Në një situatë kur Kuvendi – institucioni më i lartë përfaqësues – është i bllokuar, angazhimi i saj politik dhe institucional nuk është vetëm i justifikuar, por i domosdoshëm”, thuhet në deklaratë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!