Edhe pse kishte dhënë shenja se do të lëshonte rrugë që dikush tjetër të bëhej kryetar i LDK’së, Isa Mustafa, e mori drejtimin e partisë edhe për një mandat.
Pas zgjedhjes së tij në krye të partisë, e cila në sondazhe po del e para, kanë vërshuar kërkesat në drejtim të tij, për të nominuar kandidatin për kryeministër.
Në media u raportua, se kishte marrëveshje në mes Mustafës dhe Hazirit, që ky i fundit të nominohet si kandidat për kryeministër nga LDK. Njejtë u raportua edhe për Vjosa Osmanin.
Në anën tjetër, edhe nga Vetëvendosje i këkërkojnë Mustafës që partinë e tij ta fus në koalicion me partinë e Albin Kurtit, dhe ky të nominohet për kryeministër.
Mustafa në zgjedhjet e kaluara kishte bërë një veprim të tillë, duke nominuar për kryeministër, jo vetën, por Avdullah Hotin, asistent i tij në Universitetin e Prishtinës, dhe kryetar dege i LDK’së, në Rahovec.
Por, a do të veprojë njejtë Mustafa edhe në këto zgjedhje të cilat pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.
Kur Mustafa vendosi Hotin kandidat për kryeministër, këtë e bëri duke vendosur një njeri të besueshëm të tij. Ndërsa, tani me pretendentët aktual, gjërat ndryshojnë. Për dallim nga Hoti, Lutfi Haziri, Vojsa Osmani e Albin Kurti, nuk janë njerëz të besueshëm të tij, e për më shumë, ata në momente të caktuara, ishin edhe kundërshtarët e tij politik më të mdhenjë.
Vjosa Osmani, edhe pse tani është aftuar me Mustafën, kishte votuar kundër tij në Parlament, kur ai u zgjodh kryeministër i vendit.
Albin Kurti, kur Mustafa u bë kryeministër, e kishte sulmuar atë ashpër, aq sa i kishte shkuar edhe të shtëpia duke i hedhur shishe molotovi.
Ndërsa, Lutfi Haziri vazhdimiht ka qenë rival i Mustafës në parti, për të marrë lidershipin.
Tani mbetet të shihet, nëse Mustafa, do të veprojë ndryshe nga e kaluara e tij politike. Ai në gjithë karrierën e tij, kishte ndjekur një strategji, që me rivalët të veprojë qetë, duke ua krijuar bindjen se po u jep mundësi, por në fund i kishte eleminuar politikisht, njejtë siç kishte bërë me ish’shefin e tij, Fatmir Sejdiun, duke ia marrë partinë në momentet e fundit, pasi deri në finale të Kuvendit zgjedhor të LDK’së, të vitit 2010, kishte deklaruar se nuk do të kandidojë për lider të partisë. /reporteri.net