×
  • Lajme
  • Lajme / "Politika shfajësuese"

    Kearns: Qetësimi pas parregullsive të zgjedhjeve në Serbi ka pasoja

    Reporteri
    05 Janar 2024 | 10:11

    Deputetja e Parlamentit britanik, Alicia Kearns, ka shprehur shqetësimin pas raportimeve se politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, është rrahur brutalisht nga shërbimi sekret serb.

    Ajo ka thënë se ndaj Serbisë nuk është ndërmarrë ndonjë veprim për parregullsitë nga zgjedhjet e dhjetorit, që u kritikuan edhe nga ndërkombëtarët.

    “Shumë e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Sanduloviqit pas raportimeve se është rrahur nga inteligjenca serbe. Shumë parregullsi të vërejtura në zgjedhjet serbe rezultuan me vetëm shprehje të butë të shqetësimit nga Britania, SHBA-ja e BE-ja”, ka shkruar ajo në platformën X.

    Kearns ka theksuar se politika e tillë e fashitjes së problemit ka pasoja.

    “Qetësimi ka pasoja”, ka shkruar ajo.

    Familjarët e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekrete serbe, në ndërtesën e BIA-s. Në mesin e personave, të maskuar, që e kanë rrahur, Sanduloviq ka thënë se e ka njohur Milan Radoiçiqin, politikanin serb nga veriu i Kosovës që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e shtatorit në Banjskë të Zveçanit. /Reporteri.net/

    Pamje të rënda në autoambulancë të politikanit serb që u rrah nga BIA për shkak të postimit për Prekazin

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!