Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) është duke përdorur një formë interesante për të njoftuar qytetarët në lidhje me reduktimet e rrymës.
KEDS-i, me anë të mesazheve telefonike, po i informon qytetarët se për shkak të krizës energjetike, do të ketë kufizime të furnizimit me energji elektrike në orare të caktuara.
Ndërkaq, ende nuk dihet se sa mesazhe janë dërguar deri tani nga kjo korporatë dhe se a do t’u dërgohen të gjithëve.
Klan Kosova ka tentuar të kontaktojë edhe me zyrtarët e KEDS-it për rëndësinë e kësaj iniciative por kanë qenë të paqasshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.