×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS la pa rrymë gjysmën e Prishtinës, Molliqaj e kritikon ashpër

    Reporteri
    21 Nëntor 2020 | 20:57
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas mungesës së energjisë elektrike në ditët e fundit.


    Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar ashpër mënyrën e menaxhimit të KEDS-sit nga privatizuesit e rinj, teksa ka ritheksuar se kompania energjetike është shitur lirë, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se përpos që LIMAK është një nga kompanitë më fitimprurëse në vend, si dhe sipas tij është shumë e privilegjuar nga shteti.

    E për mungesën e energjisë elektrike ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i cili përmes një postimi në Facebook tha se Ekipet nga KOSTT-i dhe KEDS-i jane duke punuar për të rregulluar prishjen në rrjet që ka shkaktuar mungesën e energjisë elektrike.

    Postimi i plotë i Molliqajt:

    LIMAK s’na qet n’dritë

    Sot gjatë tërë ditës, i ftohti dimëror lagje e fshatra të tëra i ka gjetur pa rrymë për 12 orë. A nuk na patën thënë që privatizimi i jep fund reduktimeve?! Reduktimet janë të vazhdueshme, por asnjë ndëshkim nga shteti. KEDS u shit lirë, shumë lirë. Rreth 26.3 milionë duhet të jetë vlera përfundimtare. Solli ngritje të çmimit të energjisë, dhe nuk përmirësoi shërbimet. Privatizuesi i KEDS po sillet sikur me ble minimarket që e mbyllë kur t’don, e nuk i jep llogari kujt. Institucionet pa sy e vesh.

    Për më tepër, kjo kompani po na del me qenë goxha e veçantë. I njëjti është koncesionar në aeroport. Asnjë biznesi nuk iu kane bërë favore sikur këtij në emër të pandemisë. Limak nuk ka paguar taksë koncesioni prej fillimvitit 2019. Një ditë para se të niste punë qeveria tjetër, Besnik Bislimi, në emër të pandemisë i mundësoi shtyrje në vlerë prej 10 milionësh, bashkë me tërheqjen e 5 milionëve kesh që ishin depozitë në BQK si garanci për kontratën. Shtyerja përfshin periudha kur s’kishte fare pandemi. Çfarë do t’i thoshte Žižek kësaj?! Kapitalizëm grabitqar, me fytyrë cikllopi!

    Kompania “Limak”, falë privatizimit të distribucionit të energjisë dhe koncesionimit të aeroportit është prej kompanive më fitimpturëse në vend. Sikur të mos mjaftonte kjo, ajo është edhe kompani fort e privilegjuar prej shtetit.

    “Limak” dhe të njëjtët si ky janë e përbashkëta e qeverive që kohëve të fundit po ndërrohen shpesh. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!