×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS akuzon qytetarët: Po e keqpërdorin rrymën, kjo rrezikon sigurinë e përgjithshme

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 21:32

    Kriza energjetike në vend është tema më e diskutuar ditëve të fundit. Lidhur me këtë, KEDS-i thotë se keqpërdorimi i energjisë elektrike po e rëndon edhe më shumë këtë krizë.

    KEDS-i thotë se konsumatorët po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në rrjet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Konsumatorët që po e keqpërdorin atë, përpos që po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në rrjet, njëkohësisht po rrezikojnë sigurinë e përgjithshme të qytetarëve”, thuhet në shkrimin e KEDS.

    Ata po ashtu thonë se do të kenë zero tolerancë për konsumatorët që po veprojnë në këtë mënyrë.

    Nga ana tjetër, Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike.

    Për këtë ajo ka thënë se efekti veç se ka filluar të vërehet.

    Rizvanolli ka bërë të ditur se sipas KOSTT-it, kulmi (peak) i konsumit (1.3 GË), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00.

    “Ky trend i kulmit të konsumit në ora 23:00 (gjatë tarifës së ulët) kur tarifa është 57% më e lirë, ka vazhduar edhe të mërkurën dhe të enjten! Ju falemnderit të gjithëve!”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!