Përgjatë tri javëve të muajit mars, KEDS ka zënë mbi 500 konsumatorë duke e keqpërdorur energjinë elektrike.
“Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore”, thuhet në njoftimin e KEDS.
Sipas KEDS, planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në KEDS vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore.
“Përgjatë tri javëve të këtij muaji në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 6124 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre mbi 500 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.