×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    KEK për bizneset që kanë kaluar në treg të lirë: Afati për të lidhur kontrata me ne si furnizues filloi dje, zgjat 8 ditë

    Reporteri
    02 Qershor 2025 | 14:53

    Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se nga 1 qershori deri më 30 korrik do të furnizojë bizneset e mëdha që kanë dalë nga dje në treg të hapur.

    “KEK është përcaktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) me mandat të vlefshëm deri më 30 Korrik 2025. Konsumatorët që nuk kanë zgjedhur ende furnizues në tregun e lirë kane kaluar automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) dhe furnizohen me energji elektrike nga dt. 01 qershor 2025 nga KEK-u.”

    Bizneset duhet të përfshijnë të dhënat e përditësuara të tyre:

    • Numri i biznesit (NUI)

    • Emri i biznesit, sipas regjistrimit zyrtar ne ARBK

    • Pikat matëse

    • Adresa e biznesit

    • Kontaktet (e-mail dhe numër telefoni)

    • Letërnjoftim i personit te autorizuar

    “Për çdo paqartësi apo nevojë për informata shtesë, stafi ynë është në dispozicion.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!