×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    KEK shtyn edhe për një ditë afatin për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit

    Reporteri
    11 Qershor 2025 | 14:29

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF) është shtyrë deri nesër, më 12 qershor 2025.

    Në njoftimin zyrtar, KEK bën të ditur se vendimi është marrë për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit fillestar.

    “Shtyrja e afatit bazohet në vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE),” thuhet në komunikatë.

    KEK u bën thirrje të gjitha bizneseve të interesuara që të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të finalizojnë kontratat brenda afatit të ri të përcaktuar.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!