Ishte thënë shumë herë se ndotja nga KEK-u po bëhet e rëndë në kohën e dimrit, kur rritet lagështia, mirëpo mëngjesi i sotëm ishte “zi si futa”.
Nga disa fotografi të siguruara nga Reporteri.net shihet qielli i nxirë nga tymi i madh që po lëshohet.
Nuk dihet cila ka qenë arsyeja e këtij tymi të zi, pasi zakonisht nga furrat e KEK-ut nuk del tym i tillë.
Sidoqoftë, vlen të theksohet se menjëherë kanë reaguar disa banorë të Prishtinës të cilët janë mjaft aktivë në çështjet e ajrit.
Ndryshe, vlen të theksohet se Prishtina gjatë dimrit radhitet shpesh në mesin e qyteteve me ndotjen më të lartë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.