Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka thënë se paga mesatare në biznesin e tij, ETC, është 545 euro.
Kelmendi, ka thënë se në kompaninë e tij askush nuk ka pagë nën 350 euro.
Ai ka thënë se 300 euro paguhen vetëm disa studentë e të tjerë të rinj që punojnë më gjysmë orari.
Kelmendi thotë se në kompaninë e tij respektohet Ligji i Punës.
“Edhe pagat, edhe orët e punës janë të rregulluara me Ligj. Nëse iu bie me punu më gjatë, ne ua kompensojmë. Edhe nëse punojnë ditëve të festave, ua paguajmë më shumë. Tashmë, punëtorët janë vetëdijësuar, nuk punojnë me pak para”, ka thënë Kelmendi në KTV.
Ai thotë se është normale që të ketë ankesa nga punëtorët, por sipas tij në biznesin e tij nuk ka arsye për ankesa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.