×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi: Qeveria e Prokuroria të mos heshtin, ambasadori Gashi të arrestohet për nxitje të urrejtjes

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 23:19

    Kryetari i Partisë Fjala Gëzim Kelmendi thotë se ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, duhet të shkarkohet dhe arrestohet për nxitje të urrejtjes.


    Duke folur në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7 Kelmendi thotë se nuk duhet folur për tolerancë fetare nëse fyhet, siç thotë ai, shëmbëlltyra e 96 për qind të qytetarëve të Kosovës

    “Si qytetar i Kosovës, si qytetar i besimit islam jam ndier i fyer nga deklaratat e një përfaqësuesi diplomatik, ambasadorit Qëndrim Gashi i cili me taksat e mija dhe të tjerëve merr pagë të mirë në raport me standardin tonë marramendës dhe ai gjen kohë të fyejë shëmbëlltyrën tonë, njeriun që ne e pasojmë, pejgamberin”, tha Kelmendi.

    “Fyerja e tij përmes karikaturave më ka prekur mua dhe të tjerët dhe është e papranueshme për shoqërinë tonë se po preket ajo që ne ky ambasador ka shkelur rëndë Kodin Penal, nenin 141 paragrafin 3, ku është e dënueshme çdo nxitje e urrejtjes në aspektin racor, kombëtar dhe fetar. Do të thotë se ky ka bërë nxitje të urrejtjes ngase ka fyer shëmbëlltyrën e 96 për qind e qytetarëve që jetojnë në Kosovë”, theksoi ai.

    Thotë se ambasadori kosovar duhet të përgjigjet për veprimet e tij.

    “Kam kërkuar nga qeveria dhe Prokuroria të mos rrijnë të heshtur por të veprojnë konform Kushtetutës dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Këtë njeri jo vetëm ta shkarkojnë por ta arrestojnë ngase ka fyer ndjenjat e besimit të 96 për qind të popullsisë së Kosovës”, tha Kelmendi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!