Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Christopher Hill ka folur rreth insistimit të Kryeministrit Kurti për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit si kusht për zbatim të saj.
Duke mos përmendur me emër Kurtin, Hill thotë se “gjëja e parë është respektimi i dialogut dhe marrëveshjeve tashmë të arritura”.
Sipas Hill, kur Lajçak thotë marrëveshja e Ohrit është valide atëherë edhe ashtu është. Ai, duke iu referuar Kurtit thotë se kur dikush nuk do të bëjë dicka ai merret me mekanizmat.
“Kur Lajçak thotë se marrëveshja është e vlefshme, do të thotë se është e vlefshme. Besoj se nuk duhet bërë asnjë përpjekje për të ndryshuar mënyrën në të cilën shprehet vlefshmëria e asaj marrëveshjeje. Kur dikush nuk dëshiron të bëjë diçka, atëherë i referohet mekanizmave. Mekanizmat nuk duhet të abuzohen. Lajçak e dinte se çfarë po bënte kur arriti marrëveshjen në Ohër dhe mendoj se ne duhet të ecim përpara në këtë bazë” ka theksuar Hill.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.