×
  • Lajme
  • Lajme

    Keni kujdes, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj po dalin disa persona të armatosur dhe të maskuar

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 9:17

    Policia ka bërë të ditur se në magjistralen Prishtinë – Ferizaj tre të dyshuar kanë vjedhur para dhe një telefon nga një person


    Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërkaq viktima ka raportuar në polici se të dyshuarit kanë qenë të armatosur dhe të maskuar.

    Të dyshuarit kanë vjedhur nga viktima 70 euro dhe një telefon.

    “Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se 3 (tre) persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcenim të armës i kanë marrë një telefon Samsung si dhe 70 (shtatëdhjetë) € para të gatshme”, thuhet në raportin e policisë.

    Po ashty bëhet e ditur se të dyshuarit janë larguar këmbë në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!