Një punëtor i Postës së Kosovës është përjashtuar sot nga puna, kanë bërë të ditur nga ky institucion përmes një njoftimi për media.
Nga posta kanë bërë të ditur se kanë ngritur menjëherë procedurë administrative, derisa, të njëjtit punëtor i kanë ndërprerë marrëdhënien e punës.
“Sot në një nga zyrat regjionale të Postës së Kosovës, një zyrtar ka keqpërdor detyrën e tij zyrtare në vendin e punës. Posta e Kosovës lidhur me këtë rast, menjëherë ka ngritur procedurë administrative ndaj zyrtarit, ndërsa ka marr vendimin për t’ia ndërprerë marrëdhënien e punës. Posta e Kosovës, është jashtëzakonisht e interesuar që të punësuarit e ndërmarrjes publike të kryejnë detyrat brenda ligjit dhe me përkushtim të lartë në shërbime ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.