Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka pranuar dje se ka keqpërdorur veturën zyrtare.
Pas publikimit të një foto, ku Haxhiu shihet duke hipur në veturë zyrtare me djalin e saj, ministrja është arsyetuar përmes një shkrimi në Facebook ku thotë se është nënë dhe i është dashur ta marrë djalin në çerdhe.
Bashkëpartiakë të saj që kritikonin me të madhe qeveritë e kaluara për keqpërdorim të veturës zyrtare, e kanë mbështetur Haxhiun duke i thënë “mos e çaj kokën për këtë (keqpërdorimin e veturës).
Është hiç më pak se zv.ministri i Infrastrukturës, Avni Zogiani, i cili ka mbështetur veprimin e kundërligjshëm të Haxhiut, shkruan Reporteri.net.
Por jo pak qytetarë e kanë kritikuar ministren Haxhiu për veprimin e bërë.
Disa i kanë shkruar se ka mundur ta thërrasë një taksi për ta marrë fëmijën, ta paguajë një kujdestare për fëmijën dhe se veprimi që ka bërë nuk justifikohet me asgjë, të tjerë ia kanë kujtuar kritikat që bënte sa ishte opozitare për keqpërdorim të veturës zyrtare.
Më poshtë gjeni disa nga kritikat që ka marrë ministrja Haxhiu për keqpërdorimin e veturës zyrtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.