Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka raportuar për një rast të keqpërdorimit të pozitës zyrtare në Prishtinë.
Me urdhër të gjykatës kompetente është kryer një kontroll në zyrën dhe vendbanimin e të dyshuarës femër, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lartcekur dhe të shpëlarjes së parave.
Pas kontrollit të kryer në tri lokacione, Policia njoftoi se janë sekuestruar si dëshmi: Para, DVR, telefon mobil dhe dokumente në lidhje me rastin.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE/Prishtinë 14.03.2023 – 09:00. Me urdhër të gjykatës kompetente është kryer kontrollë në zyrën dhe vendbanimin e të dyshuarës femër kosovare nën dyshimin e kryerjes së veprës së lartcekur dhe shpërlarje parashë. Pas kontrollit të kryer në tri lokacione janë sekuestruar dëshmi si vijon: para, DVR, telefon mobil dhe dokumente në lidhje me rastin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.