Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, po zhvillon bisedime me kreun e Nismës, Fatmir Limajn, për të dalë nga ngërçi politik.
Kërçeli tha se beson që Kurti e Limaj kanë vazhduar bisedat edhe në 48 orët e fundit.
“Kurti është duke zhvilluar edhe disa bisedime me Nismën Socialdemokrate apo z.Limaj dhe po presim që në ditët në vijim, ngërçi të zgjidhet sa më shpejt. Besoj që bisedimet kanë vazhduar edhe 48 orët e fundit”.
“Kam qenë jashtë vendit, nuk kam qenë as në mbledhje të grupit parlamentar, por e di që z.Kurti është duke punuar për të dalë nga ky ngërç dhe besoj që ka biseduar edhe në këto 48 orët e fundit”, tha ai në tëvë1.
Në lidhje me situatën politike në vend, Limaj ditë më parë tha se së shpejti beson se do të krijohet shumica parlamentare.
Këtë të premte ka dështuar për të 20-ën herë konstituimi i Kuvendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.