×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarm për bombë në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë, evakuohen qytetarët

    Reporteri
    18 Maj 2022 | 11:48

    Policia e Kosovës, është deklaruar pas raportimeve se ka pasur alarm për bombë në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

    Lidhur me këtë, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se kanosja ka ardhur përmes postës elektronike dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes e qytetarët janë evakuuar.

    “Sot rreth orës 11:00 është pranuar informacion për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë.Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar edhe njësitet përkatëse për trajtimin/verifikimin e informatës”, ka thënë Flora Ahmeti për Reporteri.net.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!