Që nga mëngjesi i sotëm, pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke bërë kontrolle të rrepta për automjetet që hyjnë në zonën e Qendrës Spitalore në Mitrovicën e Veriut.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Besim Hoti, ka thënë për Reporterin se një aksion është duke u zhvilluar në të gjithë Kosovën, pasi një person nga Prshtina kërcënoi me sulme në spitalet e Kosovës.
“Policia u kontaktua nga një person i cili kërcënoi të sulmonte dikë në spital, por pasi që ky person nuk tregoi kush ishte dhe në cilin qytet do të kryente sulmin, policia, për arsye parandaluese, po siguron spitalet në të gjithë Kosovën”, tha Hoti për Reporterin.
Për detaje të mëtutjeshme, Reporteri ka tentuar të kontaktojë edhe me zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Prishtinës, por të njëjtit deri në publikimin e këtij shkrimi, nuk kanë kthyer përgjigje. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.