Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy të dyshuar për kërcënimin e gazetarit Vehbi Kajtazi.
Siç raporton me burime mediumi që drejtohet nga Kajtazi, të arrestuarit për kanosjen e gazetarit janë K.R. dhe B. A.
Ata, dyshohet se e kanë kërcënuar gazetarin Kajtazi përmes rrjeteve sociale.
Ndërkaq, Prokuroria njoftoi sot se është vënë në lëvizje pas kërcënimeve me jetë ndaj gazetarit Kajtazi.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se pas raportimit të kërcënimeve ndaj V.K., si rezultat i deklaratave të bëra në një emision televiziv vendor, më 16 dhjetor 2021, me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘Kanosja’, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Pokuroria të premten.
Ndaj kërcënimeve kanë reaguar në mbrojtje të tij edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.