×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënimi me vrasje ndaj Albin Kurtit: Milaim Zeka e quan “hajvan” anëtarin e Nismës

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 23:18

    Për kërcënimin me vrasje ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga ana e anëtarit të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, ka reaguar edhe ish-deputeti i Nismës, Milaim Zeka.


    Zeka ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, në internet, se Hoti duhet të arrestohet, dhe se, sipas tij, i njëjti po jep mësime për “mafinë” e Facebook’ut.

    Madje, sipas Zekës, Kurti duhet të merret edhe me lirinë e fjalës, pas ngjarjes së sotme.

    “Çfare kryeprokurori kemi?! Nje hajvan insan, i rritur me bari dhe eren e baglave, bene thirreje me largu, e ne “rastin me te mire” me vra Albin Kurtin, kandidatin per kryeminister”, është shprehur Zeka.

    “Kete balosh u dashte me arrestu, jo per diçka se Albinit as qe i han per te, po sepse po jep mesime te poshtera per mafine e fb, qe vetem rrine duke sha e kercenu”, ka shkruar Zeka.

    “Shkrimi i ketije baloshit duhet me qene sinjal per Albinin qe me u marre edhe me “lirine” e fjales…”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!