×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënohen dy policë në Malishevë pasi shqiptuan gjoba ndaj të dyshuarve

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 10:41

    Dy zyrtarë policorë kanë raportuar se janë kërcënuar nga tre persona të dyshuar derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare, shkruan Reporteri.net.


    Rasti, siç njofton policia, ka ndodhur dje në Malishevë, rreth orës 09:50.

    “Deri te kanosja ka ardhur si pasojë e disa kundërvajtjeve në komunikacion të shkaktuara nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit janë arrestuar tre të dyshuarit dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!