×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënohet Faton Topalli, thotë se kërcënuesi është aktivist i VV’së nga Diaspora

    Reporteri
    15 Maj 2020 | 22:00

    Ish-deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokratë, Faton Topali, është kërcënuar nga një person me emrin Burim, në rrjetin social Facebook. Topalli pretendon se personi që e kërcënoi është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.


    Burimi nuk ka kursyer pa e share e kërcënuar edhe familjen e Topallit. E madje Burimi thotë në koment se këta dy njihen mes vete.

    Gjithashtu edhe Faton Topalli i ka replikuar Burimit në komentin e tij, por nuk e ka ofenduar siç ka bërë Burimi.

    Topalli pretendon se personi që e kërcënoi dhe e shau është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Më vjen keq burim, unë nuk jam kaq i zoti në të shara. si ju aktivistët e LVV nga Diaspora. Të rujt zoti.”, i ka replikuar Topalli komentuesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!