×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënohet me jetë djali i Isa Mustafës

    Reporteri
    29 Dhjetor 2019 | 22:08

    Besnik Mustafa, djali i liderit të LDK-së, Isa Mustafa, është kërcënuar me jetë sot nga një person përmes rrjetit social Facebook.


    Besniku kërcënimin që e mori përmes një mesazhi në Facebook, e ka publikuar në profilin e tij në Facebook.

    Emri i kërcënuesit është “Kryeziu Bekri”, shkruan Reporteri.net. Ai i thotë djalit të Mustafës se do ta kall atë bashkë me familjen.

    “Një prej zagarëve…bile mos u mshefni, nëse keni diçka veç kallxoni, ku doni e qysh doni”, ka shkruar Besnik Mustafa, ndërsa ka publikuar mesazhin e kërcënuesit.

     

    Kujtojmë se mbrëmë anëtari i NISMA-s, Haxhi Hoti e kërcënoi poashtu me jetë kreun e VV-së, Albin Kurti, çka u arrestua pak orë më vonë.

    Mbetet të shihet nëse policia do të jetë efktive edhe në rastin e kërcënimit të djalit të liderit të LDK-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!