×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënohet me jetë kryetari Ramiz Lladrovci

    Reporteri
    23 Janar 2020 | 11:21

    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë kërcënim me jetë nga një person, mëson Gazeta Online “Reporteri.net”.


    Burime të sigurta nga kjo komunë i kanë thënë Reporterit, se kryetari ka marrë kërcënime serioze dhe për këtë edhe është arrestuar nga policia kërcënuesi.

    Nuk dihet akoma se për çfarë ka ardhur deri te ky kërcënim, por Reporteri.net, do të provojë të marrë informacione për këtë rast nga vetë kryetari Lladrovci, e edhe nga Policia e Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!