Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari është kërcënuar pas një interviste në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ku ishte e ftuar për vendimin e Gjykatës për lirimin e 11 të akuzuarve në rastin “Pronto”.
“Ty të kisha vjerr në shesh dënim”, është një nga kërcënimet që ajo ka marrë gjatë natës së mbrëmshme nga një qytetarët, gjatë intervistës së saj ku po transmetohej ‘live’.
“Oj kuder se ski ti faj jo, po ne si popull se uduft me ardhe met ngre mas vetures teri sa te del bre idijote me gjithe keta tjeret”. “Jo linqime po duhet me te vjerr mori kriminele”, janë kërcënimet që i ka marrë Hajdari.
Për të gjitha këto kërcënime, prokurorja Hajdari i ka raportuar edhe në polici. Këtë për Insajderin e ka konfirmuar vetë Hajdari.
Prokurorja Drita Hajdari ishte prokurore në rastin “Pronto”, ku kishte akuzuar, Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin, Ilhami Gashin, Xhavit Dakajn, Fatmir Shurdhajn, Sadat Gashin, Ismet Nezirajn, Rexhë Abazin, Nijazi Kryeziun dhe Arbenita Pajazitin.