×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcenohet Shpend Ahmeti në zyrën e tij, policia i nis hetimet

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 15:40

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe asistenti i tij, Nezir Ismaili, sot janë kanosur.


    Se ka ndodhur një kanosje ndaj një personi zyrtar në objektin e komunës së Prishtinës e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    “Sot rreth orqa 11:00 në stacionin policor Qendra është iniciuar një rast “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Prishtinë, në objektin e Komunës.

    “Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka theksuar Ahmeti.

    Ndërkaq burimë të Gazeta Express kanë treguar se bëhet fjalë për kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe asistentin e tij, Nezir Ismaili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!