Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Serbisë, e cila pasoi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për reciprocitet për targat.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur vendimin e fundit të Kosovës, vendim barbar dhe kriminal, transmeton Reporteri.net.
Ai tha se ka kërkuar tërheqjen e të gjitha trupave policore të Kosovës nga veriu i vendit, në mënyrë që të vazhdojë dialogu.
“Serbia kërkon tërheqjen e trupave policore të Kosovës nga veriu i Kosovës, që situata të kthehet si më parë, dhe pastaj që të shkojmë në Bruksel për të diskutuar gjithçka, dhe nëse është e mundur të pajtohemi”, tha Vuçiq pas seancës së Kombëtare të Këshillit të Sigurisë
Vuçiq tha gjithashtu se ai e hodhi poshtë një propozim, që siç ka thënë ai e mori nga BE dje, pasi tha se dukej si “një zgjidhje kompromisi e supozuar”.
Ai ka thënë se do t’i japin kohë Prishtinës për të ndryshuar siç ka thënë ai “vendimet e këqija”, dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të ndërmarrin masa.
“Ne duam të tregojmë vullnet të mirë dhe të lëmë ca kohë Prishtinën për të ndryshuar vendimet e tyre të këqija. Nëse ata nuk duan, ne do të marrim masa për të mbrojtur interesat e Republikës së Serbisë dhe për këtë i informova anëtarët e Quintit dhe përfaqësuesit e B -së. Unë nuk kam fshehur asgjë para tyre, u kam thënë gjithçka në fytyrë ”, citohet të ketë thënë Vuçiq./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.