×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Kërkesë Supreme’ nga Thaçi pas tërmetit në Kosovë: Institucionet e sigurisë të jenë në gjendje gatishmërie

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 23:02

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se sot në mbrëmje i ka njoftuar shërbimet e sigurisë lidhur me tërmetin që ka ndodhur në veri të Kosovës.


    Përmes një postimi në Twitter, i pari i vendit ka thënë se është e rëndësishme që institucionet e sigurisë të jenë në gjendje gatishmërie për situata të mundshme emergjente.

    “Unë u jam drejtuar shërbimeve të sigurisë dhe urgjencës sonte pas tërmetit në veri të Kosovës. Nuk raportohet për dëme të mëdha ose viktima, por është e rëndësishme që institucionet tona të mbesin në gjendje të përhershme të gatishmërisë në të gjithë territorin e republikës”, ka thënë Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!