×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohej ndërkombëtarisht, kosovari arrestohet duke hyrë në Shqipëri

    Reporteri
    29 Tetor 2024 | 10:08

    Policia e Shqipërisë ka arrestuar një shtetas kosovar, i cili kërkohej ndërkombëtarisht.

    Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se ky i fundit ishte i dënuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut me gjashtë vjet burgim për trafikim të narkotikëve.

    38-vjeçari është kapur në pikën kufitare Morinë, duke tentuar të futej në Shqipëri, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    I njëjti është banues në Gjilan, e nga dënimi i ka mbetur edhe një vit e gjysmë burgim.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!