×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohej nga Gjykata, arrestohet në parkingun e një lokali 24 vjeçari: I sekuestrohet një armë zjarri dhe një thikë

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 10:00

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person që po kërkohej nga Gjykata.


    Mbrëmë nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës themelore në Prishtinë.

    Hetuesit policor të mbështetur nga Njësiti Special Operativ, arrestimin e kanë kryer në rrugën magjistrale Prishtinë -Lipjan, saktësisht në parkingun e një lokali.

    Gjatë kontrollit, personit të dyshuar i janë gjetë dhe sekuestruar:

    -një armë zjarri (pistoletë),

    -një karikatorë me 9 fishekë,

    -një thikë si dhe

    – një lphone .

    Personit të dyshuar:

    A.A. mashkull, 24 vjeç,  me urdhër të prokurorit të shtetit i  është hapë rast për armëmbajtje pa leje dhe i njëjti  bazuar në urdhëresën e gjykatës është  dërguar në qendër të paraburgimit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!