Partitë opozitare në vend po e kërkojnë dorëheqjen e kryeparlamentarit Kadri Veseli, pasi që emri i tij lakohet në një videoincizim, ku kërkohen 200 mijë euro prej një biznesmeni. Por ish-shefi i SHIK-ut ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se do të japë dorëheqje vetëm kur Prokuroria e Kosovës e vërteton që ai me të vërtetë ka qenë i përfshirë në këtë rast, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Përfaqësues të partive opozitare po e kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, pas publikimit në medie të disa videoincizimeve, ku shihen të dyshuarit për vepra kriminale duke marrë para dhe duke u thirrur në emrin e ish-shefit të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK-ut).
Mirëpo vetë kryeparlamentari Veseli i ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza, duke theksuar se do të japë dorëheqje vetëm kur Prokuroria e Kosovës e vërteton që ai ka qenë me të vërtetë i përfshirë në këtë rast.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.