×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet ndalimi i përdorimit të qeseve të plastikës për një ambient më të pastër

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 23:58

    Plastika po konsiderohet armik i ambientit, për shkak të ndotjes së madhe dhe vdekjeve të shumta që po u shkakton specieve të ndryshme, sidomos atyre në oqeane.

    Shkaku i kësaj, shumë vende në botë kanë larguar nga përdorimi gjërat plastike që përdoren vetëm një herë, sikur shishet e plastikës dhe gjithçka tjetër të tillë.

    Por, Kosova që përgjithësisht ka probleme të mëdha me ndotjen e ambientit, është larg kësaj.

    Vetëm bizneset llogaritet se prodhojnë qese të plastikës në vlerë prej 5 milionë euro në vit.

    Kultura e shpërndarjes së pakontrolluar të qeseve nga dyqanet, por edhe përdorimi i shpeshtë i tyre nga qytetarët, mbetet shqetësim.

    Përveç përdorimit të madh, Kosova qëndron keq edhe në trajtimin e tyre, pasi të tilla qese gjenden gjithandej dhe nuk ka vend ku mund të riciklohen.

    Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në rajon, i cili nuk ka ndaluar përdorimin e qeseve të plastikës, ka treguar një hulumtim i Institutit Demokratik të Kosovës.

    Mënyra më e mirë për të dalë nga kjo situatë, sipas ambientalistëve, është që Ministria e Mjedisit përmes një Udhëzimi Administrativ, t’i obligojë dyqanet që t’i shesin qeset e në këtë mënyrë, të zvogëlohej përdorimi i tyre.

    Por, ministri i këtij dikasteri, Fatmir Matoshi, thotë se arsyeja se pse ky udhëzim administrativ nuk po hyn në fuqi është se prodhuesit e qeseve kanë kërkuar edhe një rast derisa t’i krijojnë kushtet për prodhimin e qeseve jo plastike.

    Sa ishte Ministër i Mjedisit, Dardan Gashi, kishte hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ i cili ndalonte prodhimin, importimin dhe vendosjen në treg të qeseve të plastikës, por që nuk ishte zbatuar.

    Në bazë të atij udhëzimi, produktet nuk do të duhej të barteshin me qese plastike, por në ato me përmbajtje jobiodegraduese ose të tekstilit.

    Një qese ose shishe plastike llogaritet se mbetet në ambient deri në 400 vjet derisa të mund të shpërbehet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!