×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim ndaj 15 të arrestuarve për fajde në rastin “Brezovica”

    Reporteri
    03 Mars 2023 | 15:03

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj 15 të dyshuarve në rastin “Fajdeja”.

    Sipas njoftimit të premten, paraburgimi është kërkuar ndaj të pandehurve me inicialet: B.S., F.S., E.S., A.S., L.H., SH.R., R.A.,M.A., K.G., S.B., A.M.,B.A.,B.O., N.A., dhe SH.H., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”.

    “Në këtë aksion të Prokurorisë, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe sekuestruar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Aksioni është zhvilluar gjatë ditës së djeshme. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!