Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar të martën, paraburgim prej 30 ditësh ndaj15 të arrestuarve për drogë, një ditë më parë në Ferizaj.
Sipas njoftimit, të dyshuarit me inicialet AS.Sh., A.D.,V.N.,S.D., A.Sh., B.H., S.Sh., S.H., M.Sh., Z.S., F.D., M.Y., A.D., H.I., dhe S.Y., me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit prej 48 orësh, pas aksionit të realizuar, e të quajtur “Gropa”.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se që nga muaji nëntor 2021 deri më 23 maj 2022, të pandehurit duke vepruar si anëtarë të grupit, kanë poseduar me qëllim të shitjes, gjashtëdhjetë e shtatë (67) kilogramë narkotik të llojit heroinë, të cilën fillimisht si lëndë të parë e kanë marrë në Iran e pastaj përmes Turqisë e kanë sjellë në Kosovë, me çka kryen veprën penale ‘Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe naloge’ të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Policia njoftoi se në mesin e të arrestuarve janë edhe gjashtë shtetas të Turqisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.