Prokuroria e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për 25-vjeçarin F.B., i cili dyshohet se sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikqi mbrëmjen e së martës në Pejë.
Lajmine ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Me datë 27 shtator ka ndodhur rastit i veprës penale të “Sulmit Seksual” dhe për këtë çështje penale kanë qenë të angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe njësitet relevante policore. Pas punës intensive është bërë e mundshme identifikimi i personit të dyshuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar fillimisht për 48 orë.
“Gjatë ditës së sotme, Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit në gjykatën kompetente, ku gjatë mbajtjes së kësaj seance Prokurori i Shtetit do shpalosë arsye që gjykata t’ia caktojë masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, ka thënë Nikçi për KP.
Sulmi ndaj alpinistes Mrika Nikqi ka ndodhur, më 27 shtator, në orën 20:50.
Në videon që vetë viktima e sulmit, Mrika Nikqi e ka publikuar në Facebook, ajo sulmohet seksualisht derisa po ecte rrugës.
Sulm seksual në qendër të Pejës, viktima publikon videon: Jam në gjendje të rëndë emocionale
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.